Suharekë: Deponon në bankë 100 euro false

Nëpunësi i një ndërmarrje tregtare në Suharekë, ka deponuar në bankë 100 euro të falsifikuar.

“I dyshuari ka depozituar në bankë një sasi të konsiderueshme parash, mbi 30 mijë euro, ku ndër to edhe një kartëmonedhë prej 100 eurove, që sipas nëpunësve të bankës rezulton të jetë e falsifikuar”, njofton Policia e Kosovës.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar kartëmonedhën si provë materiale. I dyshuari është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Lajmet e Fundit