AAK kundër koalicionit nëse s’mbron qytetarët

Kryetari i rizgjedhur i degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, që njëherësh mban edhe postin e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit ka thënë se nga kjo pozitë do të kundërshtojë të gjitha ato vendime që merren nga partnerët qeverisës të cilat dëmtojnë interesat e qytetarëve, derisa krijimi i zonave ekonomike është ndër prioritetet të cilat duhet qasur konkretisht, për të pasur një zhvillim ekonomik të dëshiruar.

Përkundër kundërthënieve të shpeshta në qendër, AAK në Prizren është në koalicion qeverisës në Prizren, ndërsa përpos postit të nënkryetarit të komunës, mban edhe dy drejtori komunale, atë të administratës dhe bujqësisë.

Kabashi tha më tej se edhe në kuadër të koalicionit qeverisës në nivelin lokal, përfaqësuesit e AAK-së janë duke dhënë kontributin e tyre për zhvillime pozitive në komunë në radhë të parë duke i shërbyer interesave të qytetarëve.

Kabashi, në një konferencë shtypi të martën ka thënë se pas procesit zgjedhor brendapartiak, AAK në Prizren ka konsoliduar radhët e saj, duke treguar qartë se dega tashmë e ka marrë shumë seriozisht organizimin.

Kryetarja e Forumit të Gruar së AAK-së, Magbule Shkodra, ndërkaq kanë vlerësuar, siç thanë zhvillime të shumta pozitive sidomos në Aleancën e Gruas dhe Aleancën e Rinisë./zeri/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit