14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Nga sulmet me bomba – 19 të vrarë në Irak

Nga një valë e sulmeve me bomba në kryeqytetin Bagdad dhe në territoret e tjera të Irakut, gjatë ditës së djeshme, janë vrarë së paku 19 vetë, ka thënë policia.

Këto sulme kanë ndodhur kryesisht në hapësirat e banuara me popullatë shumicë shiite.

Agjencia Reuters, duke u mbështetur në burime policore dhe mjekësore, ka raportuar se në njërin prej sulmeve, në qytetin qendror Tarmija, 25 kilometra në veri të Bagdadit, nga një sulm vetëvrasës janë vrarë së paku 6 ushtarë dhe policë.

Sulme ka pasur edhe në lagjen Bagdadi i Ri, pastaj në Zafranija dhe në Mandali.

Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për ndonjërin prej sulmeve, por hapësirat me popullatë shumicë shiite dhe forcat qeveritare, shpeshherë ishin në shënjestër të militantëve të Shtetit Islamiki dhe të kryengritësve sunitë, transmeton Rel.

Forcat qeveritare të Irakut po përpiqen që këta militantë t’i largojnë nga territoret e gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, që janë nën kontrollin e militantëvee të Shtetit Islamik.

Më Shumë

Shtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia e Prizrenit kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë së Prizrenit ia kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të partisë, Bedri...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit