20.6 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Po kthehem

Shkruan: Skender Berisha

I rash moh te gjitha lakmive
nuk ishte per mua ajo bote
brodha shtigjeve te panjohurara
kund te verteten nuk e gjeta
mbeshtolla me lesh te palare
brinjet e mia te ftohura
me dhimbte ne ije e ne gjoks
takova edhe njerez plote
mbeta i zbrazet
asgje nuk me ngrohu
ikte deti prej meje
iknin zogjte qe s’me njihnin
une perpjete lumenjve
ata te gjithe rridhnin ne te kunderten
nuk e zura kund te verteten
gati sa nuk vrava veten
nje e nje nuk benin dy
a nuk dija te numeroja si ata
mund t’me zinte ndonje hata
me vinte era mrume papra
zjarri ndizej ne vatren ketu
une zgjatja duart te ngrohesha atje
shpirti akull se akull
e gejzere avullonin perreth
ne zemer me kacte nje greth
dhe i rash te panjohures rreth e rreth
kush s’me pyeti i kujt je
nga vjen a ku shkon
gjithandej me hapej nje hon
nuk e dija eshte heret a vone
per diten uroja shume
nata me dilte e gjate lume
grykes me shtrengonte nje lak
enderr shihja deken pa ty
e me thoje ku ma le besen
s’e dija a mundem deri neser
a me bejne kembet te kthehem…

Më Shumë

Në prag të nisjes së shkollës nxënësit nisin përgatitjet, Kukësi shpesh zgjedh Prizrenin për blerje

Pasi hap njësinë e tij tregtare, Arben Istrefi, njëri prej tregtarëve në Kukës, rreshton dhe synon të shesë artikujt e parë në këtë periudhë...

Gjendet në mjet shpërthyes në Prizren, ndërhynë FSK-ja

Një qytetar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka...

Lajmet e Fundit