Ky fëmijë me kostum popullor sot është një reper i njohur

Ky fëmijë që shihni në foto sot është një reper i njohur.

Bëhet fjalë pë reperin e njohur, Gold Ag, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 29-të.

Arian Agushi, i cili është ndër reperët e pëlqyer shqiptarë, dhjetë vitet e para të jetës i kaloi në qytetin e lindjes, Preshevë.

Pak vite pas vdekjes së babait, kur Ariani ishte gjashtëvjeçar, ai së bashku me nënën u shpërngulën në Prishtinë, ku jeton edhe sot.

Karriera muzikore e rep artistit nisi në moshën 13 vjeçare, për të vazhduar deri sot ku numëron gjithsej 13-të albume.

Këngët “Shqiptar” dhe “Shqiptar 2” janë dy këngët me të cilat artisti arriti kulminacionin e famës, por edhe i doli punë gjykatave pasi u akuzua “për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Veç talentit në muzikë, Goldi shquhet edhe për krijimin e fjalëkryqeve.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit