Whitesnake mban koncert në Shkup

Rok grupi legjendar, Whitesnake, vjen me koncert në Shkup, në kuadër të turneut të tyre botëror më 25 nëntor të këtij viti.

Koncerti, i cili do të mbahet në arenën “Boris Trajkovski”, tashmë është regjistruar në listën e koncerteve edhe në faqen e tyre zyrtare.

Në këtë turne Whitesnake do të promovojë albumin “The Purple”. Biletat për të gjithë turneun botëror mund të blihen nëpërmjet rrjetit të shitjes së kupikartizase.com.

Përveç Shkupit pritet që Whitesnake të mbaj koncert edhe në Zagreb më 21 nëntor dhe në Beograd më 22.

Grupi janë të njohur botërisht me hitet e tyre “Is this love”, “Here i go again”, “Fool for loving you”, “Still of the night” etj.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit