5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Opozita paralajmëron veprime radikale kundër Speciales

Edhe pse propozimi i tyre nuk u mbështet në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, partitë opozitare nuk janë dorëzuar. Vetëvendosje, AAK e Nisma po synojmë që përmes një rezolute ku do të dënohej gjenocidi serb, të pamundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka sqaruar për Tribuna Channel planin e opozitës për të pamundësuar themelimin e Gjykatës Speciale në seancën e së hënës. Konjufca ka bërë të ditur se do të bëjnë mocion të proceduar të hënën dhe do të kërkojnë që të intervenojnë në rënd të ditës për të kërkuar që si pikë e parë të jetë rezoluta e cila e dënon krimin e Serbisë në Kosovë. Më këtë rezolutë, sipas tij , Qeveria e Kosovës obligohet më disa veprime.

Konjufca thotë se do të ishte skandaloze nëse Kuvendi i Kosovës nuk e përkrah këtë rezolutë, e ndërkohë përkrah themelimin e Speciales e cila, sipas tij, dënon UÇK-në. Nëse kjo ndodhë, ai paralajmëron veprime më radikale brenda Kuvendit të Kosovës.

E, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se është krejtësisht e paarsyeshme e në kundërshtim më praktikat parlamentare rikthimi i amendamentit në Kuvend. Ai ka thënë se riprocedimi i të njëjtës materie për një votim tjetër, është mosrespektim i votës së deputetëve. Përsëritja, sipas Nitajt, mund të interpretohet edhe si presion ndaj një numri të deputetëve që këtë herë të votojnë ndryshe nga hera e parë.

Në seancën e 26 qershorit, 75 deputetë kishin votuar pro ndryshimeve kushtetuese, 7 vota ishin kundër dhe dy deputetë kishin abstenuar. /Tribuna Channel/

Më Shumë

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Delirium

Lajmet e Fundit