Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës performoi në Bienalen e Durrësit

Të dielën më 2 gusht në ora 20h, Ansambli Solistët e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e Rafet Rudit, mbajti Koncert në kuadër të festivalit “Netët e Muzikës Klasike”. Koncerti u mbajt në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. U ndoq nga një numër i madh i dëgjuesve.

Me këtë rast u realizuan veprat e Gjergj Danush Llapacaj (një kompozitor shqiptar nga shekulli XVI), të kompozitorit spanjoll Thomas Luis Victoria dhe një vepër e Claudio Moneverdit. Veprat e realizuar në këtë mbrëmje ishin zgjedhur sipas sugjerimit të selaktorit të Festivalit, violinistit Florian Vllashi, që e kishte ideuar edicionin e sivjemë si vend i puçjes së muzikës spanjolle dhe muzikës së vjetër shqiptare, për të dëshmuar lidhjet që kanë pasur këta dy popuj që nga koha e Skenderbeut.

Programi u gërshetua me Monologun që e peformoi gjatë kësaj mbrëmje Alessandro Castriota Scanderbeg nga Italia, pasardhës i familjes së heroit tonë kombëtar, një aktor nga Italia që realizoi tekstin e vet.

Spektatorët në sallë me kërshëri të madhe pritën ansamblin kosovarë, sidomos për faktin që Kori i Filharmonisë së Kosovës gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm në Shqipëri, për cilisinë e tij por edhe për kultivimin e mirë të muzikës a capella. Ansambli, që ishte sajuar prej solistëve të Korit tw Filharmonisw funksionoi në mënyrë kompakte. Rol më të shquar solistik patwn Kaltrina Myftari, soprano, Diellza Sulejmani, alto dhe Adelina Paloja, soprano.

Në realizimin e veprave kontribuan edhe edhe artistet nga Tirana Xheni Turku në klaviçembalo dhe Rediana Llukaçi në violonçel.

Festivali Netët e Muzikës Klasike, ka kartakter tradicional dhe mbahet tash e dymbëdhjet vite.

Mjetet e informimit me interes të madh e përcollën këtë eviniment të rëndësishëm kulturor. Festivali zgjat deri më 8 gusht. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit