100– vjetori i Mbretëreshës Geraldinë

Nëse do të ishte në jetë, Mbretëresha e Shqiptarëve, Geraldina, do të festonte 100 vjetorin e lindjes. Nëse në Sllovaki dhe Hungari, autoritetet e përkujtojnë lindjen e “Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë” me disa aktivitete siç është edhe inagurimi i memorialit në Appony, fshatin ku lindi Mbretëresha Geraldinë, në Tiranë, ky përvjetor mbeti në kufinjtë e një ceremonie familjare.

Pasardhësi Princi Leka, të afërm dhe njerëz të thjeshtë, shfrytëzuan hapjen për një orë gjatë paradites të Mauzoleumit Mbretëror për të vendosur lule.

Geraldina ishte gruaja e parë në Shqipëri që mbajti titullin mbretëror.

Ajo mbretërori për më pak se një vit. Pas gjashtë dekadash në ekzil, ajo kthehet në Shqipëri, disa muaj para vdekjes, në Tetor të 2002. Ajo e njohu Shqipërinë, ditën kur njohu edhe Mbretin Zog.

Dashuria e Mbretereshës Geraldinë për vendin tonë vjen e rrëfyer edhe në librin e Josphine Dede. “Unë do të vdes si një shqiptare, në mesin e shqiptarëve dhe do të varrosem në Shqipëri” përsëriste Geraldina gjatë kohës që autorja franceze shkruante biografinë “Geraldina Mbretëresha e shqiptarëve” që në Shtator do të publikohet edhe në vendlindjen e saj, në gjuhën hungareze./Tv Klan/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit