2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Lindja dhe rritja e “DokuFest-it”

Veton NurkollariTë brengosur për mosfunksionimin e Kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren, një grup i të rinjve në vitin 2000, vendosën të organizojnë festivalin e filmit të shkurtër dhe dokumentar “DokuFest”. Ata refuzuan çdo pritje të institucioneve, që të veprojnë në zhvillimin e kulturës në këtë qytet. Kishin vendosur që ta marrin përgjegjësin për rikthimin e funksionimit të Kinemasë së qytetit, duke organizuar këtë festival.

Në edicionin e parë të festivalit “DokuFest”, ky grup nuk kishte arritur t’i mblidhte më shumë se 20 filma nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja.

Trembëdhjet vjet pas në adresë të këtij festivali kanë arritur qindra filma nga të gjitha shtete e botës. “DokuFest” në edicionin e këtij viti do të shfaq programin e filmave në 7 programe garuese. Festivali do të hapet më 17 gusht me shfaqjen e filmit të shquar Stories Ëe Tell nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi.

Hapja e festivalit poashtu do të shënohet me shfaqjen e filmave në kinematë e tjera, përfshirë shfaqjen e filmit nga Gara e Filmave për Ambientin Blackfish nga Gabriela Coëperthëaite dhe The Human Cargo nga Daniele Vicari nga Gara e Filmave për të Drejtat e Njeriut, mes tjerash.

Një numër i filmëbërësve do të jenë prezent në këtë edicion të këtij festivali , përfshirë Jason Osder me Let The Fire Burn, Mia Engberg me Belleville Baby, Oskar Alegria me The Search For Emak Bakia, Yuri Ancarani me Da Vinci, Lana Ëilson me After Tiller dhe Ric Esther Bienstock me The Tales From the Organ Trade. Shumica e regjisorëve nga Gara e Filmave nga Ballkani dhe Gara Nacionale do të jenëprezent, e poashtu edhe regjisorët dhe producentët nga Gara e Filmave të Shkurtër. Në total më se 100 filmëbërës do të jenë prezent në festival.

“Ne jemi të gëzuar të prezantojmë një program të zgjeruar të filmave garues në DokuFestin e këtij viti, me filma të cilët e portretizojnë botën bashkëkohore në menyrë të guximshme, provokative dhe të sinqertë. Filma për bletë, anije dhe macën e quajtur Baby, piratët e Detit të Zi, mblesit nga Ballkani, punk vajzat me maska apo eksodin masiv janë vetëm një pjesë e seleksionimit eklektik të filmave garues këtë vit dhe ne mezi që po presim t’i ndajmë këta filma me publikun tonë në gusht”, thotë Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i “DokuFest”.

Nurkollari tregon se në fillim nuk kanë pasur ambicie që të arrihet ky sukses. ”Kur kemi filluar organizimin e festivalit nuk kemi pasur ambicie që të arrijmë këtë sukses, të cilën e kemi sot. Nuk kemi menduar se ky festival do te jet më i madhi në krejt rajonin. Qëllimi kryesor i yni në atë kohë ka qenë, që të funksionojë Kinemaja “Lumëbardhi” në Prizren”, thotë Nurkollari.

Sipas tij, gradualisht nëpër edicione ka filluar të shtohet edhe numri i vullnetarëve , filmave, shikuesve dhe mysafirëve derisa festivali ka arritur suksesin e sotshëm. “Këtë sukses e kemi arritur me punë, por mund të them se kemi pasur edhe fat”, shprehet Nurkollari.

Përkundër rritjes dhe zhvillimit, Nurkollari tregon se organizimi i festivalit krahasuar me vitet e kaluara është më lehtë të realizohet. “Të gjithë tash e kanë kuptuar se ky festival është shumë i rëndësishme jo vetëm për Prizrenin, por edhe për Kosovën”, shprehet ai.

Ai thotë se interesimi i madh për të marrë pjesë në “DokuFest” nga regjisorët e filmave ndërkombëtar, por edhe nga mysafirët vjenë edhe për shkak dëshirës për të vizituar Kosovën.

Edhe Aliriza Arënliu, thotë se “DokuFest” është njëra prej ngjarjeve kulturore më të rëndësishme në Kosovë. “Ne pretendojmë që në të ardhmen nga ky festival të ketë edhe produkte kulturore”, shprehët Arënliu.aliriza

Ai tregon se mysafirët nga jashtë në festivalin “DokuFest” nuk vijnë dhe shkojnë me të njëjtin perceptim. “Mysafirët në këtë festival dhe Kosovë vijnë me perceptime të ndryshme, mirëpo kur shkojnë nga këtu shkojnë me tjetër perceptime. Ata bëhen avokat natyral i këtij vendi”, shprehet Arënliu.

Krahas komunikimit me vendet perëndimore, “DokuFest”, gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol edhe në shkëmbimin kulturor mes vendeve të botës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Lajmet e Fundit