30.9 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Seancë me policë

Për herë të parë pas një muaji të bllokadës në Kuvend të Kosovës pritet të ndërhyjë policia për t’i larguar nga salla 30 deputetët opozitarë që do të pengojnë zhvillimin e punimeve të Parlamentit. Burimet e gazetës “Zëri” mësojnë se të enjten do të ndërhyjë sigurimi brenda sallës së Kuvendit, kjo pasi opozita ka paralajmëruar që sërish nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës.

Pas gazit lotsjellës, që hodhi opozita javën e kaluar brenda sallës së Kuvendit, Kryesia ka marrë vendim që t’i shtrëngojë masat e sigurisë me kontroll të rreptë të deputetëve me qëllim të mos lejimit të futjes së armëve dhe mjeteve të rrezikshme brenda ndërtesës së Kuvendit.

Vendimit të kontrollit të detajuar do t’i nënshtrohen duke filluar nga kryetari i Kuvendit dhe stafi i tij përcjellës, deputetët bashkë me stafin, ministrat, nëpunësit e Kuvendit, gazetarët dhe gjithë vizitorët, por kjo rregull nuk do të aplikohet edhe për delegacionet e jashtme ndërkombëtare.

Sipas kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ky vendim vije më qëllim të mos lejimit të futjes së armëve apo mjeteve tjera të rrezikshme brenda sallës sikurse ka ndodhur javën e kaluar, ku është futur gazi lotsjellës. /Zëri

Më Shumë

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin...

Lajmet e Fundit