25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Gazetarët evropianë njihen me Malishevën

Një grup i madh gazetarësh, nga nëntë vende të ndryshme të Evropës, gjatë fundjavës e kanë vizituar Komunën e Malishevës. Ata janë njohur me një pjesë të vendeve më atraktive turistike të Malishevës.

Fillimisht gazetarët janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në muzeun e qytetit “Jahir Mazreku”.

Begaj nëpërmjet një përshkrimi të shkurtër i ka njoftuar ata me Malishevën, ndërsa drejtoresha për Kulturë, Blerta Krasniqi, i ka njoftuar ata me kapacitetet turistike të Malishevës.

“Përveçse jemi një trevë shumë e pasur arkeologjike, një pjesë të së cilës e shihni edhe në këtë muze, Malisheva është e pasur edhe me trashëgimi kulturore dhe shpirtërore, bukuri natyrore dhe shumë atraksione”, ka thënë Krasniqi.

Pas muzeut, gazetarët janë njohur me “Shpellën e flladit” në Panorc, nga u ndanë të mahnitur me bukuritë e shpellës, ndërsa shumë të kënaqur u ndanë edhe me afërsinë e banorëve të Panorcit, të cilët edhe u ofruan ushqim tradicional. Pas kësaj, gazetarët i kanë vizituar edhe bukuritë mahnitëse të “Ujëvarave të Mirushës”, në kanionin e lumit Mirusha, pastaj janë njoftuar edhe me pjesën e vetme në botë ku rritet “Lulëkuqja e Kosovës”, e cila rritet pikërisht në pjesën e maleve përreth Panorcit dhe Llapqevës. Përgjatë rrugës, duke u kthyer, gazetarët janë njoftuar edhe me pishinat e Banjës.

Gazetarët kanë marrë edhe informacione për kullat, mullinjtë dhe shumë atraksione të tjera që janë në Malishevë. Ata janë ndarë shumë të kënaqur me kapacitetet turistike të Malishevës dhe me mikpritjen nga vendësit në çdo vend që kanë vizituar, si dhe me pritjen nga ana e kryetarit të Malishevës zyrtarëve të tjerë komunalë të cilët i kanë shoqëruar gjatë gjithë ditës. Këtë vizitë gazetarët e medieve të ndryshme nga këto vende evropiane pritet ta pasqyrojnë në mediet në të cilat punojnë. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Lamine Yamal në një romancë me ish-stjuardesën 30-vjeçare?

Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, është në qendër të vëmendjes jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas mediave spanjolle, ylli i Barcelonës është...

Certifikohen 12 policë patrullues me biçikletë në Prizren

Dymbëdhjetë zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe ajo e Gjakovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimit për...

Lajmet e Fundit