15.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Opozita prin në zgjedhjet në Kroaci

Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë opozitare është prijës ndaj grupit të qendrës së majtë që është në pushtet në bazë të numërimeve në 31 për qind të vendvotimeve.

Sipas votave të hedhura dhe të numëruara në 31 përqind të vendvotimeve në vend, koalicioni opozitar i qendrës së djathtë i kryesuar nga Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, është përpara të qendrës së majtë koalicionit qeverisës Partia Social Demokrate, SDP, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Rezultatet paraprake të publikuara në orën 22.00 nga Komisioni i Zgjedhor Kroat, DIP, tregojnë se Koalicioni Patriotik, i udhëhequr nga HDZ, kishte fituar 61 nga 143 të vendeve parlamentare.

“Kroacisa e Fortë” e udhëhequr nga drejtuesi i Partisë Social Demokrate, SDP, fitoi 53 vende, ndërsa e formuara Ura e listave të Pavarura, MOST, fitoi 19 vende, dhe kështu do të jetë një partner i rëndësishëm i koalicionit në aspektin e formimin të një qeverie.

Anketat e mbajtura patën një rezultat ndryshe nga ajo që ishte parashikuar, shumica duke sugjeruar që Koalicioni Patriotik kishte një avantazh të ngushtë prej 57 vendesh ndaj Kroacia e Fortë me 56.

Rezultatet ishin të bazuara në preferencat e votuesve në zonat brenda Kroacisë, të cilat llogariten për 140 vende në parlament. Tre vendet e tjera janë votuar nga kroatët që jetojnë jashtë vendit.

Sipas numërimeve të hershme, partitë rajonale Kuvendi Demokratik Istrias, IDS, dhe Aleanca Demokratike Kroate e Sllavonisë dhe Baranjës, HDSSB, fitoi katër dhe respektivisht dy vende.

Milan Bandiç 365 – Partia e Solidaritetit dhe Punës, e drejtuar nga kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç, mund t’i fitojë dy vende. Qendra e majtë e koalicionit Kroaci e Suksesshme, e udhëhequr nga ish-Presidenti kroat Ivo Josipoviç dhe ish ministri i ekonomisë Radimir Çaçiç, e fitoi një vend. /BIRN

Më Shumë

Trajnim për bletarët në Prizren

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizon një trajnim për fermerët bletarë të Komunës së Prizrenit, i cili do të fokusohet në temën “Bletaria...

E mitura dyshohet se u dhunua nga dy persona në Suharekë

Një e mitur në Suharekë, dyshohet se është dhunuar nga dy persona, njëri prej tyre i mitur. Sipas policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. https://prizrenpress.com/kabashi-truck-shet-kamiona-te-punes/ “Viktima...

Lajmet e Fundit