Limaj: Sot ka rënë Qeveria!

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në protestën e sotme kërkoi zgjedhje të lira, pasi tha se qeveria ka rënë sot.

“Sot në kryeqytetin e Kosovës në sheshin “Nënë Tereza” pranë bustit të Skënderbeut ka ra qeveria e Republikës së Kosovës. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të dilet nga kjo krizë politike”, tha Limaj.

Ai ua ndaloi pjesëmarrjen në këto zgjedhje, atyre që sipas biseduan kundër Republikës së Kosovës.

“Sot Kosova është bashkuar në Prishtinë për t’u thënë shkelësve të kushtetutës ju nuk mund të qeverisni më Republikën e Kosovës”, tha Limaj, duke bërë të ditur se në të gjitha shtetet e botës do të ngriheshin kundër shkelësve të tillë të aktit më të lartë juridik.

Limaj në fjalimin e tij iu drejtua edhe qeveritarëve

“Nëse ju refuzoni të jepni llogari, ne refuzojmë të na qeverisni”, tha Limaj, duke e quajtur ditën e protestës një fillim të ri.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit