1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Historia e një miqësie në kohë lufte që qoi Kosovën në Oscars

Me kujtimin e një të rrituri për shokun e fëmijërisë dhe luftën e Kosovës që u zhvillua në vitet 1998-1999 nis filmi “Shok” i regjisorit Jamie Donoughe, që po e dërgon Kosovën për herë të parë në historinë e kinematografisë së saj në akademinë prestigjioze, Oscars, ku bashkë me katër filma të tjerë, “Shok” është i nominuar në kategorinë “Best Live Action Short Film”.

Mbrëmjen e së shtunës në një premierë të mbyllur në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë ku të pranishëm ishin edhe ekipi i filmit, “Shok” u prezantua para gazetarëve, artistëve e përfaqësuesve të skenës politike nisur nga presidentja e vendit Atiftete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa me kabinetin e tij dhe përfaqësuesve diplomatik.
Ekipi i filmit “Shok”

Filmi si shumë të tjerë, është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë.

E veçanta e tij është se tregon se si sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Regjisori amerikan Jamie Donoughe para shfaqjes së filmit tregoi për të pranishmit për ardhjen e tij në Kosovë dhe idenë për këtë filmi.

“Kohëve të fundit të gjithë kanë pyetur se si ndodhi që unë gjendëm në Kosovë dhe si kam ardhur këtu. E kam treguar këtë histori shumë herë, por nuk lodhem kurrë duke e treguar. Në 2010 unë erdha në Kosovë për tri ditë dhe më vjen turp të them që nuk dija asgjë për këtë vend. Qëndrimi këtu ma ndryshoi jetën”, tha Donoughe.

Jamie rrëfeu se si një fluturim i anuluar u bë shkak që ai të rrinte fillimisht pesë javë dhe gjatë kësaj kohe pati rast të njihet me vendin, njerëzit dhe historitë e luftës që nuk kishte ndodhur shumë kohë më parë.

Shumë i lumtur për nominimin në Oscars u shpreh producenti i filmit, Eshref Durmishi, i cili tha se shpreson që suksesi mos të ndalet vetëm me nominim, por që ata të hyjnë në histori duke i sjellë Kosovës Oscarin e parë.

“Këtë film kemi vendosur ta bëjmë sepse kemi nevojë që historitë tona të tregohen nëpër botë dhe kemi shumë ngjarje që duhet t’i tregojmë ne, ashtu siç dimë, në bashkëpunim me të tjerët, si ne në këtë rast me Jamie-n”, tha Durmishi.

Në këtë film me rolet e tyre paraqitën aktorët Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

Rikujtojmë së çmimet Oscar sivjet ndahen më 28 shkurt në LA të SHBA-ve./kosovalive.com/

Më Shumë

Selmanaj: Qytetarët e Prizrenit po i thonë PO ndryshimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka vazhduar fushatën zgjedhore në lagjen 'Kurillë' të këtij qyteti. “Lagjja 'Kurilla', ishte takimi ynë i sotëm me...

Ky është parashikimi i motit për sot, temperaturat minimale nga -4 deri në -2°C

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot i vranët, ku kohë pas kohe mund të ketë reshje të pakta lokale bore, kryesisht gjatë orëve...

Lajmet e Fundit