12.9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

SHBA-të demantojnë Thaçin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Ky është qëndrimi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, pas deklaratave publike të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë ka thënë se SHBA-të mbështesin zgjedhjen e tij si president.

Analistët politikë thonë se Thaçi është munduar ta shfrytëzojë vizitën në SHBA kinse e ka mbështetjen e këtyre të fundit për president.

Halil Matoshi, analist politik, ka thënë për “Zërin” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjë shtet demokratik në raport me një demokraci tjetër (siç supozohet të jetë Republika e Kosovës) kurrë nuk përkrahin asnjë kandidat të veçantë. Ata, siç ka thënë ai, e përkrahin demokracinë.

“Pra del se Hashim Thaçi po përpiqet t’i keqpërdorë edhe amerikanët në luftën e tij për pushtet personal, duke e dëmtuar rëndë shtetin kosovar dhe demokracinë e brishtë kosovare”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa analisti tjetër, Imer Mushkolaj, thotë se Hashim Thaçi është përpjekur të keqpërdorë vizitën e tij në SHBA, duke e paraqitur si mbështetje personale në procesin e zgjedhjes president. /Zëri

Më Shumë

Aksident tragjik në magjistralen Suharekë – Rahovec

Një shofer 58-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur  në magjistralen Suharekë-Rahovec, saktësisht në fshatin Dobërdelan. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi I...

Mallra të fshehura përfundojnë në duart e Doganës së Vërmicës

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar Vërmicë kanë identifikuar së fundi tri raste të tentimeve për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit