Anton Çuni: Ushtria është në interes të gjithë qytetarëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Çuni, ka thënë se bërja e ushtrisë së Kosovës është në interes të gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Në mbledhjen e sotshme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i heqin dilemat sa i përket transformimit të FSK-së. Ai ka shtuar se ushtria do t’i mbrojë edhe ata në rast të ndonjë rreziku.

“Formimi i ushtrisë është interes për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi ushtria mbron qytetarët e një vendi pa dallime etnike. Prandaj pala serbe le t’i heq dilemat për formimin e ushtrisë sepse Forcat e Kosovës do t’i mbrojnë dhe ata në rast të ndonjë rreziku”, ka deklaruar Çuni.

Në këtë takim nuk janë duke marrë pjesë deputetët e opozitës, prandaj, sipas Çunit, kjo e pengon funksionimin e punës normale të këtij komisioni. /Epoka e re

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit