25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Sali Asllanaj: 99 për qind e LDK-së për Thaçin president

Kryetar i Suharekës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë së LDK-së, Sali Asllanaj ka thënë se në mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së të mbajtur mbrëmë në çështjen e zgjedhjes së Presidentit kryesia ishte e unifikuar në qëndrime.

“Në kuadër të proceseve aktuale politike, është diskutuar edhe zgjedhja e Presidentit. Ne jemi shumë të përgjegjshëm dhe jemi të vendosur për për zbatimin e marrëveshjes. Ka pasur diskutime, por shumica ishin pro, për vazhdimin e proceseve. 99 % e kryesisë ishin në një disponim të përgjithshëm, ku dominoi arsyeja karshi një marrëveshje të nënshkruar”, ka thënë Asllanaj në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës në rubrikën ballë për ballë.

Më tej anëtari i kryesisë së LDK-së, ka komentuar edhe deputetët që janë kundër zgjedhjes së Thaçit President, për të cilët tha se kur nuk e votuan zotin Mustafa për kryeministër ata ishin edhe kundër frymës së LDK-së.

“Ishte një paradoks kur disa deputetë të LDK-së nuk e votuan kryeministrin e LDK-së që ishte kundër frymës së LDK-së, më shumë ishte një emocion. Është hera e parë kur LDK-ja udhëheq qeverinë, pavarësisht protestave dhe gjërave të tjera”.

“Njëra nga temat ishte që kur Kuvendi të mblidhet të zgjidhet presidenti sipas marrëveshjes”.

“Gjithashtu është diskutuar për ndryshime statutare në parti”, ka përfunduar Asllanaj.

Më Shumë

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të...

Ramadani: Isha në rrezik për jetë, më trajtuan si fëmija i presidentit

Ylber Ramadani e kaloi një rrezik të madh për jetën disa javë më parë. Mesfushori i Lecces u përball me një problem shumë të...

Lajmet e Fundit