10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Pandeli Majko: Kosovë, gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë.
Lexoni urimin e ish-kryeministrit Majko:

“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.

Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente.
Gëzuar Piro, nipi im prishtinas.

Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni, për më shumë… 17 shkurt 2016”.

Më Shumë

“Jam Mysliman”, edhe në duart e prizrenasve

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi ka promovuar sonte në Prizren librin e tij më të ri “Jam Mysliman”. Ky libër trajton tema të...

Vazhdon rënia e çmimit të naftës, maksimalja e sotme 1.74 euro për litër

Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme, 17 prill, shkon...

Lajmet e Fundit