Rektori zgjidhet më 4 mars

Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka mbetur pa rektor. Pas dorëheqjes së rektorit, Ramadan Zejnullahu, ky Universitet nuk ka emëruar as zëvendësues deri në zgjedhjen e rektorit.

Sipas Statutit të UP-së, në rastin e shkarkimit të rektorit apo në çfarëdo rasti të mbetjes vakant të pozitës së rektorit, Këshilli Drejtues zgjedh ushtruesin e detyrës së rektorit deri në përfundimin e procedurës të zgjedhjes së rektorit për mandatin e mbetur.

“Ushtruesi i detyrës së rektorit do të mbajë postin e rektorit deri në fund të mandatit, në qoftë se deri në shpalljen e zgjedhjeve në Universitet kanë mbetur jo më shumë se 6 muaj. Ushtruesi i detyrës së rektorit zgjidhet personi që i plotëson kushtet e parapara për zgjedhjen e rektorit”, thuhet në Statut. Por, Marjan Dema, kryetar i Komisionit Zgjedhor në UP, ka thënë për “Zërin” se Bordi i Universitetit do të zgjedhë ushtruesin e detyrës së shpejti.

Dema ka bërë të ditur se më katër mars të këtij viti do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të ri.
Konkursi për rektor do të jetë i hapur deri më një mars. Ky konkurs është hapur të martën. Dema ka paralajmëruar se do të formohet edhe një komision që do t’i verifikojë aplikacionet e kandidatëve për rektor. Gjatë së premtes ka reaguar dhe Ministria e Arsimit lidhur me dorëheqjen e Zejnullahut.

“Me keqardhje pranova njoftimin për dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Ramadan Zejnullahu. Duke e kuptuar dhe respektuar drejt këtë vendim, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dëshiroj ta falënderoj prof. Zejnullahun për rolin dhe kontributin e dhënë gjatë rreth dy vjetëve të udhëheqjes së Universitetit të Prishtinës. Pa dyshim, që energjia dhe reformat e nxitura nga menaxhmenti i udhëhequr nga rektori Zejnullahu me ekipin e prorektorëve të tij, duhet të zhvillohen dhe avancohen më tutje nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në deklaratën e ministrit, Arsim Bajrami. /Zëri/

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit