8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Gjykimi i Ragip Begajt, refuzohet kërkesa e mbrojtjes

Avokati i kryetarit të Komunës së Malishevës kërkoi që të hidhet poshtë aktakuza meqë nuk është e karakterit penal por juridiko-civil. Këtë kërkesë e hodhi poshtë kryetari i trupit gjykues.

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë sot është mbajtur shqyrtimi i dytë kundër kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, i cili akuzohet për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës i pandehuri Ragip Begaj gjatë muajve qershor-gusht të vitit 2014, në cilësinë e personit zyrtar, ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëm, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

Në shqyrtimin fillestar, në janar, Begaj nuk e pranoi fajësinë.

Në seancën e sotme, Emrush Kastrati, avokati i të akuzuarit Begaj deklaroi se mbetet pranë pretendimeve të parashtruara me shkrim me parashtresën e dorëzuar në Gjykatë dhe shtoi se kjo çështje nuk është e karakterit penal, duke kërkuar pushimin e kësaj procedure.

“Potencojmë se këtu nuk kemi të bëjmë me çështje penale por kemi të bëjmë me karakter juridiko-civil. Prandaj, kryetarit të trupit gjykues i propozoj që aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ta hedhë dhe ta pushojë procedurën penale ndaj të mbrojturit tim”, ka kërkuar avokati Kastrati.

Më Shumë

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit