28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Nishani kërkon nga Bosnje e Hercegovina njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pas takimit me anëtarët e Presidencës së BeH vuri në dukje se dëshira e Shqipërisë, të cilën ia përcolli edhe anëtarëve të Presidencës, Dragan Çoviçit, Mladen Ivaniçit dhe Bakir Izetbegoviçit është që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën sepse kjo, siç tha, do ti shërbente gjithë rajonit.

“Diskutuam shumë çështje të interesit dypalësh, por edhe të interesit rajonal. Besoj se marrëdhëniet e BeH me Kosovën janë të interesit dypalësh, por edhe të interesit rajonal. Gjatë këtij takimi ndava me tre anëtarët e Presidencës së BeH dëshirën e Shqipërisë që edhe BeH të njohë pavarësinë e Republikës e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm”, tha Nishani gjatë konferencës për media.

Ai përsëriti qëndrimin se njohja e Kosovës është një akt që i shërben stabilitetit, paqes dhe mirëkuptimit në rajon.

Nishani vuri në dukje se njohja e dokumenteve të Kosovës është në interes reciprok të të dyja vendeve dhe se kjo çështje ka të bëjë me dimensionin human, që ka të bëjë me parimin themelor të të drejtave për lëvizje të lirë, dhe është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Lidhur me këtë Nishani shprehu kënaqësinë për mirëkuptimin që kishte nga tre anëtarët e Presidencës së BeH për të trajtuar këtë çështje.

Presidenti i Shqipërisë kërkoi që në frymën e re të krijuar në marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit të jepet konsensusi edhe nga BeH për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut. /AA/

Më Shumë

Ballkani mëson kundërshtarët për kualifikimet e Ligës së Konferencës

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të përballet me kundërshtar nga Malta apo Uellsi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra portokallezi...

Delegacioni nga Iowa viziton Prizrenin, synohet zgjerimi i bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën ka pritur një delegacion nga shteti i Iowa-së, në përbërje të të cilit kanë qenë...

Lajmet e Fundit