11.5 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

NISMA: Kush po e djegë trashëgiminë kulturore në Prizren?

NISMA për Kosovën – dega Prizren, përmes një komunikate ka thënë se është tejet e shqetësuar lidhur me djegien e monumentit Zonja Ndihmëtare në Prizren.

NISMA kërkon nga organet kompetente, që urgjentisht të zbardhin faktet lidhur me këtë rast, duke e bërë një hetim të hollësishëm dhe në detaje.

“Nuk mund te rrimë të heshtur dhe te mos reagojmë pas njoftimit që morëm, lidhur me atë se cka ndodhi me monumentin Zonja Ndihmëtare në Prizren. Edhe pse ky monument është vënë në mbrojtje të përkohshme të MKRS-së, kjo pjesë e Kishës Katolike, është përfshirë nga zjarri në mënyrë të paqartë”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

“NISMA për Kosovën-dega Prizren, është tejet e shqetësuar lidhur me këtë rast, prandaj dhe me të drejtë pyet se kush po e djegë trashëgiminë kulturore në qytetin tonë. Njëherit kërkon nga organet kompetente, që urgjentisht të zbardhin faktet lidhur me këtë rast, duke e bërë një hetim të hollësishëm dhe në detaje”.

“NISMA pë Kosovën – dega Prizren konsideron se Objektet e mbrojtura kulturore në Prizren, të cilat në vazhdimësi po shkatërrohen deri edhe në djegjje, duhet shtruar si problem tejet serioz për qytetin tonë, derisa këtë e bëjnë akoma më paradoksale institucionet përgjegjëse me neglizhencën e tyre, duke mos gjetur ende një zgjidhje të duhur, për ruajtjen e këtyre monumenteve. Atëherë rrjedhshëm edhe vjen dyshimi se kujt është duke i konvenuar dicka e tillë, sepse gjërat që ndodhin në rrethana të paqarta dhe në mënyrë kontinuele, lënë shumë për të dëshiruar”.

“Jokoordinimi dhe mosbashkëpunimi i institucioneve kompetente për mbrojtjen e këtyre monumenteve, po i kushton shtrenjtë qytetit, kulturës dhe trashëgimisë së Prizrenit. Prandaj ne, fillimisht si qytetar, shoqëri civile, parti opozitare, etj, nuk duhet të rrimë të heshtur karshi këtyre dëmeve që po i bëhen këtij qyteti, qytet ky i vlerave, historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore me të cilin krenohemi të gjithë”.

“Andaj edhe njëherë NISMA për Kosovën – dega Prizren, u bënë thirrje të gjitha autoriteteve përgjegjëse qofshin ato të nivelit lokal apo edhe qendror, që të mirren me rastin në fjalë, ku ne besojmë thellë se me zbardhjen e këtij rasti të fundit, do të dalin në pah edhe rastet e mëparshme, raste këto të cilat këtë qytet po e qojnë drejtë degradimit dhe shkatërrimit të vlerave në përgjithësi”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kastrioti-Rahoveci, fituesi i kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Të enjten është tërhequr shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Turneu final i Kupës mbahet në palestrën...

Komuna e Dragashit fillon projektin e PAPA Testit pa pagesë në QKMF

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku...

Po të shkruaj…!

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit