13 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025

Veprimet e opozitës forcojnë Qeverinë

Pas largimit nga Kuvendi i Kosovës dhe me organizimet e rralla të protestave, opozita po shihet shumë e pafuqishme karshi Qeverisë. Madje, me këtë intensitet të kundërshtimit, sipas analistëve, opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë kurrë

Pas tërheqjes së opozitës nga Kuvendi i Kosovës koalicioni qeverisës PDK-LDK mund të ndihet tepër komod. Madje me veprimet sporadike, duke protestuar një herë në 40 ditë, mazhoranca e ka siguruar pushtetin deri më 2018, kur janë parashikuar me ligj mbajtja e zgjedhjeve të reja. Kështu të paktën konsiderojnë analistët politikë, por edhe vetë përfaqësuesit e koalicionit, të cilët e kundërshtojnë çdo mundësi për shkuarje në zgjedhje të reja.

Megjithatë tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, besojnë fuqishëm se do t’ia arrijnë të qëndrojnë deri në rrëzimin e koalicionit qeverisës.

Ndërkaq, analistët po e shohin opozitën të pafuqishme karshi Qeverisë së Kosovës.

Halil Matoshi ka thënë për gazetën “Zëri” se opozita kosovare nuk ka mbështetje as të qytetarëve të Kosovës e as të bashkësisë ndërkombëtare.

“Opozita është e pafuqishme dhe pa mbështetje tek qytetarët, ndonëse agresive karshi pushtetit. Nuk po merr as mbështetje qytetare dhe as ndërkombëtare sepse kërkesat i ka të paqarta (kryesisht etno-nacionaliste) dhe për të ardhmen e vendit po flet si në jermi, pra nuk ka alternativë së çfarë do të bëjë ajo me Republikën”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se opozita më shumë po i frikëson qytetarët sesa po i bënë të shpresojnë për më mirë. /Zëri/

Më Shumë

Totaj publikon agjendën për festat e qershorit, fton publikun për pjesëmarrje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i ka bërë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për nder...

Arrestohet një burrë në Suharekë: Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe mban armë pa leje në shtëpi

Një burrë është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë kontrollit në shtëpi, i janë...

Lajmet e Fundit