Mblidhen 3345 funta për botimin e librit mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Në Londër këto ditë u organizua një mbrëmje e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.

Në lokalin Queens Arms të Londrës, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, u mblodhën mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët u treguan bujarë me kontributin e tyre financiar.

U bë e ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 3345 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet në ndërkohë, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881,transmeton UKAlbaniansNetwork./KultPlus.com/

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit