Politika e dikton drejtësinë

Jo pa fakte thuhet nga ekspertët e ndryshëm të doktrinës kriminale se nëse krimi ka depërtuar në nivelet më të larta të shtetit, atëherë shtetit i mungojnë mekanizmat e shëndoshë, subjekte të shëndosha që duhet ta luftojnë krimin e organizuar, sepse vetë është i korruptuar si shtet dhe natyrisht shteti nuk e lufton vetveten. Në këtë kontekst flitet për qeveritarët, organet e ndjekjes, prokuroritë, gjykatat, policinë etj.”, shprehet profesori Muhamet Kelmendi P ërderisa individë të caktuar nga organet e gjyqësisë dhe ato të prokurorisë vazhdojnë të flirtojnë me politikën, nuk ka shpresë, por as besim, se do të minimizohet shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, por as që do të kemi ndonjë kthesë pozitive në këtë aspekt.

Praktika e deritanishme ka dëshmuar, ka qenë jo vetëm e lidhur fort me organet e drejtësisë porse shtrirja e saj ka qenë mbi tërë sistemin e drejtësisë, duke e kontrolluar dhe dirigjuar plotë- sisht atë. Por, a pritet të ketë ndonjë ndryshim për të mirë dhe t’u kthehet shpresa qytetarëve, sidomos me udhëheqjen e re të Prokurorisë së Shtetit që ta luftojnë korrupsionin edhe tek njerëzit e lartë të pushtetit, që deri më sot kanë qenë të paprekur sa i përket zbatimit të ligjit e Kushtetutës së vendit, si dhe sa është e nevojshme që edhe në Kosovë të formohet Byroja e Hetimit Kombëtar (BHK), si një sektor dhe departament i veçantë e i pavarur për hetimet që bën?

Deputeti nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se asnjëherë nuk mund të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit, e aq më tepër nëse korrupsion ka brenda vetë shtetit. Kësisoj, sipas tij, nëse ky zinxhir dhe ky trekëndësh vazhdon të jetë i korruptuar nuk mund të pritet që i njëjti të bëjë luftën kushtimisht kundër vetvetes, e aq më tepër kur vetë ata nuk janë rastë- sisht të korruptuar.

“Institucionet e Kosovës duhet të lirohen fillimisht nga kapja dhe korrupsioni e pastaj të fillojë lufta kundër tij dhe se krimi dhe korrupsioni në pushtet luftohen vetëm atëherë kur të ndërrojë ky pushtet, pra që të vijë një pushtet i cili ka vullnetin politik dhe dëshirën që ta luftojë korrupsionin”, shprehet Selimi.

Selimi: I korruptuari nuk e dënon veten

Nisur nga kjo, Selimi nënvizon se as që duhet pritur ndonjëherë që i korruptuari ta dënojë vetveten dhe të ndërgjegjësohet. Në këtë kuptim, sipas tij, nuk ka shpresë që i korruptuari ta luftojë korrupsionin e aq më tepër kur atë korrupsion e ka brenda vetvetes. Më tej Selimi, duke përmendur rastin e Shqipërisë, ku atje ka filluar Byroja hetimeve kombëtare, një iniciativë ose nismë që ka ardhur nga një presion i bashkësisë ndërkombëtare si parakusht që Shqipëria të marrë kandidaturën dhe të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së, gjë e cila nënkupton edhe një herë se Shqipëria është shumë më afër BEsë sesa Kosova./kosova sot/

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit