19.1 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Thaçi inaugurohet pa opozitën

Inaugurimi i presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi, do të bëhet më 8 prill nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë opozita, e cila nuk ka ndonjë qëndrim nëse do të rrijë e qetë, apo të protestojë sikurse me rastin e zgjedhjes së presidentit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të Shtetit në një ceremoni të veçantë që pritet të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por pa prezencën e krahut opozitar, shkruan ‘Zëri’.

Sikurse zgjedhja e tij për president të vendit që u bë pa praninë e opozitës, edhe inaugurimi i tij do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë, por tani nuk dihet nëse opozita do të protestojë apo të rrijë e qetë.

Derisa tri partitë opozitare nuk kanë qëndrim se si do ta presin ceremoninë e presidentit të ri, nga zyra e Hashim Thaçit konsiderojnë se për të premten e dytë të prillit, (08.04.2016) janë ftuar personalitete e burrështetas nga shumë shtete.

Zyra për Informim e presidentes në largim, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar për “Zërin” se ceremonia e inaugurimit do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”. “Ceremonia do të mbahet më datën 8 prill 2016 në Sheshin ‘Skënderbeu’. Për më shumë hollësi rreth ceremonisë drejtojuni kabinetit të presidentit të zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në Presidencë.

Më Shumë

Malisheva në hall me mbeturinat

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend ka kohë që është shndërruar në shqetësim serioz për banorët e Malishevës. Problem në vete paraqesin mbeturinat...

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Lajmet e Fundit