Rriqrat, problematikë e zonës së Malishevës

Problemi i rriqrave është problem i përvitshëm në zonën e Malishevës, ndërkaq edhe këtë vit zyrtar të kësaj komune thonë se do t’i marrin masat e nevojshme për të parandaluar infektimin e qytetarëve nga rriqrat.

Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se tashmë janë n[[ terren për të parandaluar infektimin e popullatës ndaj rriqrave.

“Jemi në aktivitet gjatë gjithë kohës në teren. Po bëjmë rregullimin e shtazëve nëpër stalla në të gjitha fshatrat tona. Vjet e parvjet kemi kaluar mirë, besoj që edhe sivjet. Do bëjmë spërkatjet e nevojshme. Do t’i shfrytëzojmë mundësitë tona deri në maksimum”, tha Begaj për Telegrafin.

Ndërkaq, ai shtoi se vitin e kaluar nga parandalimi i shpejtë, nuk kanë pasur asnjë rast të infektimit dhe të vdekjeve nga rriqrat.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj po ashtu tha se “Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë qenë aktive dhe i kanë dal në ndihmë komunës sonë. Besoj që edhe sivjet do të na dalin në ndihmë për të kaluar mirë si vitet paraprake”.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit