Korrupsioni ktheu në padrejtësi sistemin e drejtësisë

Korrupsioni dhe ndërhyrjet politike janë shkaktarët kryesorë, të cilët drejtësinë e vendit e kanë kthyer në një padrejtësi të thellë për qytetarët. Sipas ecurisë së zhvillimeve nuk ofrohet ndonjë shpresë për ndonjë kthesë pozitive në këtë drejtim edhe për shkak të faktit se Kuvendi i Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka debatuar për sistemin e kalbur të drejtësisë.

Mungesa e një drejtësie të pakorruptuar e pengon Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane e po ashtu edhe te realizimi i të drejtave të vetë qytetarëve. Por, a po i konvenon politikës kjo drejtësi e brishtë dhe e trafikuar?

Analisti politik Fadil Lepaja, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në Kosovë ekzistojnë institucionet dhe ligjet, të krijuara sipas modelit evropian dhe parimeve bazike të demokracisë evropiane, por, sipas tij, ajo që i bën jofunksionale ato është se të gjitha segmentet e pushtetit që do të duhej të funksiononin si të ndara dhe të kufizonin pushtetin e njëra- tjetrës, nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

“Në fakt, një oligarki e kufizuar në numër, e fuqizuar jashtë mase prej paslufte e së këndejmi, kontrollon dhe drejton pushtetet tek ne, të cilat në fakt do të duhej të funksiononin si të ndara dhe në bazë të Kushtetutës e ligjeve. Kontrollon gjithçka, duke filluar nga procesi zgjedhor, e deri tek segmenti i drejtësisë, i cili do të duhej në fakt të mbronte shtetin nga autoritarizmi që kontrollohet nga kjo shtresë përmes rrjetit të vet joformal të vendosur në nyjat kyçe të vendimmarrjes dhe qarkullimit të parasë publike”, u shpreh analisti Fadil Lepaja. /Kosova Sot/

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit