Vuçiq ka hyrë në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje, kurse për momentin ndodhet në Leposaviq.

Vuçiq do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera, transmeton KP.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq u ka thënë mediave serbe se Vuçiq do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.

“Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira”, ka thënë Gjuriç.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vuçiq do të vijë në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Kurse, në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe ‘billboarda’, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.

Vuçiq edhe disa javë më herët kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit