30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Të miturat e këtij qyteti ofrojnë seks për një byrek

Fenomeni i prostitucionit është përhapur gjerësisht në Novi Sad, Serbi, aty ku mund të gjesh punonjëse seksi të moshave 12-13 vjeçare.

Në bazë të burimeve të policisë, thuhet se disa prej vajzave të mitura ofrojnë seks oral në këmbim të një byreku. Siç thonë nga policia e Novi Sadit, ata janë të pafuqishëm, sepse edhe kur i kapin prostitutat e reja, nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur ato në burgim.

“Praktikisht këto vajza janë të moshës 12 ose 13 vjeçe, të cilat duhet të jenë në shkollë fillore. Ato punojnë për veten e tyre. Pra, ndodh shpesh që klientët e tyre nuk i paguajnë ato, ose edhe i rrahin. Për favore seksuale, mesatarisht, ato duan 500 dinarë (4,21 euro)”, i tha gazetës ‘Informer’, bashkëbiseduesi nga policia.

Sipas tij, policia haset në shembuj të tmerrshëm se si prostitutat e mitura ofrojnë seks oral për një mëngjes të thjeshtë, për një byrek dhe një kos.

“Ne kishim një rast që një vajzë e mitur kishte shitur trupin për byrek dhe kos. Është e vërtetë edhe që një vajzë shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë, ofron seks oral për klientët për një mijë dinarë”, tha ai./INA

Më Shumë

Liria ndahet me Abaz Karakaçin

Liria e Prizrenit ka njoftuar ndarjen me futbollistin Abaz Karakaçi, duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte...

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Lajmet e Fundit