Kerry: Vizitë historike në Hiroshimë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë një vizitë historike memorialit të hedhjes së bombës së parë atomike në botë në Japoni.

Sot Kerry u bë zyrtari më i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara, që e ka vizituar Parkun dhe Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshimë.

Ai së bashku me ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, e kanë vizituar muzeun dhe kanë vendosur lule në pllakën përkujtimore të atyre që kanë vdekur gjatë hedhjes së bombës atomike.

Ministrat janë në Hiroshimë për takim të Grupit të shtatë fuqive ekonomike botërore, transmeton Rel.

Më 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur bombën atomike prej 15 kilotonësh në këtë qytet, duke i vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz.

Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki tri ditë më vonë, kanë ndikuar në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit