16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Led Zeppelin në gjyq

“Stairway to Heaven”, një prej këngëve më të famshme të grupit legjendar Led Zeppelin, mund të jetë pjesërisht e kopjuar.

Një gjykatës i distriktit të Los Angeles arriti në përfundimin se ekzistojnë ngjashmëri të mjaftueshme mes këngës dhe një pjese muzikore të grupit Spirit, e si rrjedhojë themeluesit e grupit Robert Plant dhe Jimmy Page do të duhet të përballen me një proces gjyqësor.

Procesi pritet të nisë me 10 maj.

E publikuar në vitin 1971, “Stairway to Heaven” konsiderohet si një prej kompozimeve më të bukura rock të të gjitha kohërave.

Çështja e autorësisë u ngrit nga Michael Skidmore, një person i besuar i kitaristit të ndjerë të Spirit, Randy Wolfe, i cili ka perfomuar në të njëjtin koncert me Led Zeppelin në vitet ’60.

Sipas tij, kitaristit duhet t’i njihet merita e kompozimit të këngës. Kitaristi Page dhe vokalisti Plant pretendojnë se e kanë krijuar “Stairway to Heaven” gjatë qëndrimit në një zonë të largët të Uellsit.

Por, Skidmore sugjeron se publikimi i këngës kishte ardhur pasi Led Zeppelin dëgjoi pjesën muzikore “Taurus”, të performuar nga Spirit, ndërsa 2 grupet gjendeshin në një turne të përbashkët.

Sipas gjykatësit Gary Klausner ishin vënë re ngjashmëri të konsiderueshme mes 2 minutave të para të këngëve.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit