Në Gjykatën Themelore në Prizren, nesër fillon procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, dhe drejtorëve të tij. Muja së bashku me drejtorët do të të paraqitet para trupit gjykues me datën 13, 14 dhe 15 të këtij muaj. Këtë e ka konfirmuar për “PrizrenPress”, avokati i tij, Ruzhdi Berisha.
Berisha bëri të ditur se kanë marrë lajmërimin për mbajtejn e gjykimit për tri ditë rresht.“Procesi gjyqësor do të fillojë me 13 gusht dhe dhe do të vazhdojë me 14 dhe 15 gusht”, ka thënë Berisha. Seancat gjyqësore fillojnë në ora 10:00.
Ai tha se Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës ndaj kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarë të tjerë të dyshuar për korrupsion. Vendimi iu është dorëzuar në formë të shkruar palëve në proces.
Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/
–