Opozita vazhdon betejën me Qeverinë

Nuk ka paqe politike në Kosovë. Aktivistët mobilizohen për protestën e 14 majit. Koalicionit AAK-Nisma pritet t’i bashkohen në protestë edhe opozitarët e Lëvizjes “Vetëvendosje!”, siç thonë zyrtarët e dy partive

Situata e krijuar me mosmarrëveshjet brenda subjekteve politike opozitare rreth listës së përbashkët zgjedhore, që çuan në anulimin e protestës së paralajmëruar dhe të përgatitur për muajin e kaluar, që për disa javë ka krijuar përshtypjen e një atmosfere të shtensionuar në Kosovë, duket se ka qenë vetëm një lloj paqeje e përkohshme, në pritje të reflektimit eventual pozitiv të partive në koalicion karshi kërkesave të opozitës.

Pavarësisht çarjes së madhe që ka ndodhur në treshen opozitare VETËVENDOSJE!-AAK-NISMA, dhe lajmit për rekomandimin pozitiv për vizat, fronti i ri opozitar i dy subjekteve AAK-NISMA nuk ka hequr dorë nga protesta e tyre e caktuar për datën 14 maj.

Përfaqësues të dy subjekteve politike, që kanë vendosur të shkojnë në listë të përbashkët edhe në zgjedhjet e reja, AAK dhe NISMA, Ali Berisha dhe Enver Hoti, thanë se janë duke punuar në terren gjithandej nëpër Kosovë, me qytetar të të gjitha përkatësive politike dhe me anëtarësinë e degëve të tyre, për t’u shpjeguar edhe njëherë qytetarëve të vendit arsyen e daljes në protestë që, sipas tyre, duhet të rezultojë me vazhdimin e parandalimit të zbatimit të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Kosova Sot/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit