Ja arsyeja e anulimit të takimit të ambasadores Kapitanovic me Mujën

Komuna e Prizrenit njofton opinionin publik se anulimi i takimit të ambasadores së Kroacisë Marija Kapitanovic me kryetarin e komunës Ramadan Muja, ka ndodhur për arsye të agjendës së ambasadores, e jo për shkak të agjendës së ngjeshur të kryetarit të komunës sonë.

“Kryetari i komunës prof. Dr. Ramadan Muja, ka kërkuar nga protokolli zyrtar i kabinetit të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura zyrtare për pritjen e ambasadores por rreth një orë para takimit, komuna njoftohet përmes emailit për anulimin e takimit”, thuhet në komunikatën e komunës, raporton PrizrenPress.

“Komuna jonë kujdesshëm realizon protokollin zyrtar të takimeve dhe politikat publike komunale në dobi të qytetarëve tanë”.

Në vijim japim emailin e pranuar nga ambasada e Kroacisë drejtuar kabinetit të kryetarit:

“Ju kerkojme ndjese, por per shkak te obligimeve te papritura te Ambasadores duhet te anulojme takimin me kryetarin e komunes te caktuar per sot pasdite”.

Ju faleminderit per mirekuptim.

Debora Mazreku
Administrative Assistant.

Marija Kapitanovic

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit