3.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Detaje dhe dëshmi të tjera për pazaret në Prokurorinë e Prizrenit (Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell detaje dhe dëshmi të tjera për takimet e prokurorit Bajram Hamitaga me familjen Paçarizi dhe diskutimet rreth rastit që prokurori ishte duke e hetuar.

Në biseda me dëshmitarë dhe materiale të filmuara emisioni sjell dëshmi për oferta për të dhënë mitë për prokurorin dhe negociatat e tjera në mes shoferit të prokurorisë dhe familjes Paçarizi.

Dëshmi për takimet ku prokurorit iu dha një çadër dhe për favoret e tjera të cilat familja Paçarizi i dha për prokurorin i cili po hetonte lëndën e djalit të tyre.

Pjesë e emisionit do jenë edhe pretendimet e mëhershme për korrupsion në prokurori e të cilat nuk janë hetuar deri më tani.

Bisedat ekskluzive me dëshmitarë të rastit, sekserë dhe prokurorin e dyshuar për mitëmarrje mund t’i ndiqni të premten në RTK.

Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton reportazhin e përgatitur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në sekuestrimin e pronave të familjes Kqirra nga Prizreni, të cilat dyshohet se u fituan nga veprimtaria e fajdeve.

Më Shumë

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Lumi Toplluha del nga shtrati, vërshohet Samadrexha e Suharekës

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend, edhe zona e Suharekës është prekur nga përmbytjet. Një pjesë...

Lajmet e Fundit