Vataj fton studentët të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të këtij universiteti që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 17 majit, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për dy vitet e ardhshme në Këshillat Studentore dhe në Parlamentin Studentor.

Vataj thotë se është obligim i secilit student që të kontribuojë në këtë proces demokratik që zhvillohet në UPZ për organet përfaqësuese të studentëve. Ai thotë se është shumë me rëndësi për studentët se kush do t’i përfaqësojë, ata edhe në Këshillat e Fakultetit dhe në Senatin e Universitet, ku studentët i kanë përfaqësuesit e tyre.

“Vota e tyre në këto organe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje në universitet andaj është shumë me rëndësi që të zgjedhën studentët më të mirë dhe që sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të studentëve. Unë personalisht jam i angazhuar që procesi të jetë sa më transparent ku do të respektohet vullneti i studentëve”, ka thënë Vataj.

“Njëkohësisht kam kërkuar nga KQZ, si garantuese e procesit, që të kujdeset maksimalisht për organizimin e zgjedhjeve komform rregullave në fuqi. Organizatat studentore dhe studentët e angazhuar në këtë proces mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Më 17 Maj 2016 kur do të votohet do të festojmë të gjithë”, ka thënë Vataj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit