16 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Konfliktohen 3 kushërinj, përfundojnë në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të të njëjtit fis, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e diel, pranë xhamisë së Farkës së Madhe. Xhevdet Aga, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë u arrestua së bashku me të birin Shkëlqim Aga, 37 vjeç dhe bashkëshorten V. Aga, 61 vjeçe.

Tre anëtarët e familjes përfunduan në pranga pas një konflikti që djali i efektivit, Shkëlqimi, pati me djalin e xhaxhai të tij H. Aga.

“Më datë 15.05.2016, në Farkë të Madhe, shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin Shkëlqim Aga (kushërinj të parë), ku më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në QSUT, për mjekim”, njofton policia.

Por Shkëlqim Aga nuk është mjaftuar vetëm me dhunimin e djalit të xhaxhait. Mësohet se ai ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar tek banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit, njëkohësisht dhe xhaxhai i tij.

Pas konfliktit verbal me xhaxhain dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të banesës së A. Aga dhe është larguar. Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllain A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.

Nga hetimet e kryera si dhe nga kqyerja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e ëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar: një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra dhe 21 copë fishekë

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Më Shumë

Bashkimi stërvitet dy herë në ditë për sfidën historike kundër Anwil-it

Bashkimi i Prizrenit po zhvillon fazën intensive të përgatitjeve për ndeshjen e 24 shtatorit kundër skuadrës polake Anwil, e cilësuar si një nga sfidat...

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Rubin e tha në Hagë atë që shumëkush ka frikë ta thotë

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka komentuar dëshminë e dëshmitarit të parë të mbrojtjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Kryeziu thotë ish-ndihmëssekretari i shtetit, James...

Lajmet e Fundit