13.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Ukë Rugova akuzohet për krim të organizuar

Përfshirja e Ukë Rugovës në shitblerjen e vizave do ta dërgojë atë para gjykatës.Hetimet kundër tij dhe disa personave të tjerë kishin nisur para më shumë se 30 muajsh. Prokurori i rastit , Allen Cansick, kishte kërkuar vazhdimin e hetimeve të jashtëzakonshme edhe për një periudhë gjashtë mujore, duke bërë kështu që hetimet në këtë rast të vazhdojnë deri me 17 maj. Mirëpo, sipas Prokurorisë së Shtetit hetimet në lidhje me këtë rast janë në përfundim dhe brenda kësaj jave pritet të ketë ngritje të aktakuzës ndaj këtij grupi.

Ukë Rugova,Izet Beqiri, Asad Beqiraj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, dyshohen për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, si shitblerje-vizash (në Ambasadën Italiane), mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Hetimet për këtë rast kanë filluar më 19 nëntor të vitit 2013, prokurori kishte kërkuar që këto hetime të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndërsa kërkesën e tij e kishte aprovuar Gjykata Themelore e Prishtinës, gjykata këtë vendim e kishte marr për shkak të numrit të madh te të pandehurve, të dëshmitarëve dhe ndihmës juridike ndërkombëtare, duke bërë kështu që hetimet ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve të zgjasin deri me 17 maj.

Ndërkaq, i kontaktuar nga “Zëri”, avokati mbrojtës i Ukë Rugovës, Nexhat Shabani, nuk ka dashur që të flas rreth këtij rasti, duke thënë se akoma nuk ka asgjë zyrtare nga ana e prokurorisë.

“Për media nuk kam kurrfarë deklarate, kurrfarë opinioni. Pa e marrë pëlqimin e klientit tim unë nuk do te deklarohem. Unë nuk di as çka ka bërë prokuroria dhe nuk kam asgjë zyrtare, prandaj, unë nuk mund të japë kurrfarë mendimi në lidhje më këtë”, ka thënë Shabani.

Ukë Rugova, ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar, shitblerje-vizash, mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. /Zeri.info/

Më Shumë

Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar

Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë historike dhe...

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

Lajmet e Fundit