Noel Malcolm u shpall qytetar nderi i Prizrenit

Historiani Noel Malcolm u shpall sot qytetar nderi i Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, vlerësoi lartë figurën e Malcolmit për afirmimin ndërkombëtar të historisë së shqiptarëve dhe mbështetjes së madhe të shtetit të Kosovës .

Ndërkaq Noel Malcolm tregoi se në Prizren kishte ardhur për herë të parë në vitin 1989 në rrethana krejt tjera.

“Nuk kam menduar se pas 27 vitesh do të nderohem me këtë çmim”, tha ai.

Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik. Ka lindur në vitin 1956 26 Dhjetor. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentuar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për

“British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.

Librat e tij mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”.
Gjithashtu u dekorua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Lajmet e Fundit