Prokuroria e pranon se ka ankesë për rastin e Rexhep Osmanit

Prokurorisë Themelore të Prishtinës i kishte sot ardhur një telefonatë nga Policia e Kosovë, që kishte të bënte me një ankesë për sulm seksual. E kjo ankesë është e bërë për ish-ministrin e Arsimit, Rexhep Osmani, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një studente në Universitetin e Prishtinës.

Vetë lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Liridona Kozmaqi, e cila tha tregoi se bëhet fjale për tanimë profesorin e Fakultetit të Edukimit në UP, Rexhep Osmani.

“Ju informoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 19 maj 2016, ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës, se ka një ankuese, në drejtim të veprës penale sulmi seksual”, tha Kozmaqi.

Por, zëdhënësja e Prokurorisë potencoi se çështja është ende në fazën fillestare.

“Kemi të bëjmë me të njëjtin rast, por pasi që kjo çështje është në veprimet fillestare të Policisë dhe me qëllim të mbledhjes së të gjitha provave dhe informatave që mund të përdoren në këtë çështje dhe të mos dëmtimit të hetimeve, tani për tani prokuroria nuk mund të jap të dhëna tjera lidhur me këtë rast”, përfundoi ajo.

Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht një studente të tij, ashtu sic u raportua në media, porse ka pranuar në një bisedë me Insajderin se e ka përqafur studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj. /Insajderi.com

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit