Haxhi Avdyli: LDK-ja gaboi me Donika Gërvallën

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Dëmi i moslejimit t? pjesëmarrjes së Donikas në takimin e djeshëm është shumë i madh se sa pjesmëmarrja e saj n? këtë takim”, thotë Avdyli, shkruan PrizrenPress.

“Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është më e madhe pas atyre skenave të pakëndshme, sesa do prodhonte një diskutim i saj aty”.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja”

“Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25 vjeçar e veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës”.

“Ne jemi aty për ata”.

“Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre” .

“Skenat e tilla nuk kanë me dëmtuar asnjë individ m? shumë, se sa vetë LDK-në”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit