Kush janë vrasësit e Elvis Pistës?

Në natën mes 14 dhe 15 qershorit të vitit 2014, rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec ishte vrarë kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga kjo komunë, Elvis Pista.

Që nga ajo kohë kanë kaluar gati dy vite dhe ende nuk janë zbardhur detaje sa i përket vrasjes misterioze të Pistës.

Teleskopi.net ka kontaktuar me zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mirëpo siç kanë thënë ata nuk mund të japin detaje rreth kësaj lënde, përderisa hetimet edhe më tutje janë duke vazhduar.

“Sa i përket informative lidhur me lëndën e të ndjerit Elvis Pista nuk mundemi të iu japim asnjë informata, e arsyeja është se akoma janë duke u zhvilluar hetimet rreth kësaj lënde”, thuhet në përgjigjen e tyre me shkrim, duke na sugjeruar që për këtë të bisedojmë me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

Është kontaktuar edhe Selimaj, mirëpo ai është shprehur se është shumë i zënë dhe se nuk mund të përgjigjet.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu ka thënëse nuk mund të japin detaje, përderisa lënda është në fazën e hetimeve.

“Lëndë në fjalë ende është në fazën e hetimeve, andaj nuk mund të japim më tepër të dhëna”, thuhet në përgjigjen e Lutfiut.

Rikujtojmë se muaj më parë, motra e Elvisit, Beatrisa Pista ka thënë se familja do të shpërblejë me 200 mijë euro personin që e jep informacionin që çon deri në zbulimin e vrasjes së Elvisit.

Po ashtu, ajo ka thënë se dëshmitari do të ketë mbrojtje nga autoritetet e policisë.

Elvis Pista ishte vrarë një javë pas zgjedhjeve, në të cilat kishte marrë numër të konsiderueshëm të votave, megjithatë vrasja nuk është cilësuar asnjëherë si vrasje politike.

Por, familjarët, miqtë dhe qytetarët e Kosovës pyesin se kush e varaku Pisën dhe kur do të dalin para drejtësisë vrasësit e tij?

Më Shumë

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit