Zafir Berisha: Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend

Në pjesën e parë të qershorit pritet dërgimi në Kuvend për ratifikim i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës pritet të kthehen në Kuvendin e Kosovës për ta kundërshtuar këtë marrëveshje, e cila sipas tyre, i humb vendit mijëra hektarë tokë. E në partinë Nisma për Kosovën thonë se do ta rikthejnë në skenë gazin lotsjellës, vetëm e vetëm që ta pengojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se për kundër bojkotit çështjet që janë të rëndësishme dhe rrezikojnë sovranitetin e vendit Nismën do ta kthejnë në Kuvend.

“Do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje tepër të dëmshme. Ne do ta kundërshtojmë në forma demokratike Demarkacionin me Malin e Zi dhe në gjuhën e argumenteve”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Ai tha se do të punojnë që të koordinohen si opozitë në aktivitetet për kundërshtimin e Demarkacionit, si me AAK-në, ashtu edhe me Vetëvendosjen.

“Ne do ta bëjmë një kundërshtim të organizuar për mos me pas mundësi që marrëveshja të kalojë Kuvend. Nëse është e nevojshme edhe gaz do të gjuajmë vetëm e vetëm ta pengojmë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Berisha. /lajmi.net/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit mban akademi përkujtimore për Dr. Naser Oskaçakun

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të premten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit