29.6 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Të mos heshten ngacmimet seksuale në UP

Rektorati ka kërkuar nga studentet që të mos hezitojnë dhe t’i raportojnë profesorët që i ngacmojnë seksualisht. Parlamenti Studentor ka kërkuar ndëshkim të profesorëve

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka vendosur ta suspendojë profesorin e Fakultetit të Edukimit, Rexhep Osmani, derisa të sqarohet akuza ndaj tij për ngacmim seksual ndaj studentes. Drejtues të Universitetit i kanë bërë thirrje çdo studenteje, e cila mund të jetë pre e ngacmimit seksual nga ana e profesorit ta paraqesë rastin në Rektorat.

Ndërsa, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se ky nuk është i vetmi rast që ka ndodhur, por ka konstatuar se studentet hezitojnë t’i raportojnë rastet e tilla ose kanë frikë nga ndëshkimi, hakmarrja e kryesve të këtyre veprave të shëmtuara.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në UP, Afrim Hoti, ka thënë për “Zërin” se Osmani nuk do të dalë para organeve tjera të Universitetit për masa të tjera disiplinore, pasi që ka sqaruar se ai nuk ka qenë në marrëdhënie të rregullt pune me UP-në, por bashkëpunëtor i jashtëm dhe profesor i pensionuar. “Në kuptimin juridik nuk ka asnjë konsekuencë, nuk ka efekte juridike në mes Universitetit dhe një personi që nuk ka kontratë të rregullt”, ka bërë të ditur Hoti

Më Shumë

Shkrimtarja Ledia Xhoga në garë për Booker Prize 2025 – bëhet autorja e dytë shqiptare pas Ismail Kadaresë

Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është bërë pjesë e listës së gjatë të pretendentëve për Çmimin e madh të letërsisë, Booker Prize 2025 me romanin...

Ndërtimtaria sektor me rrezik të lartë, kërkohen masa nga Inspektorati

Dhjetëra punëtorë për çdo vit humbin jetën gjatë orarit të punës në Kosovë. Ndërtimtaria thuhet se prin me numrin më të madh të viktimave....

Lajmet e Fundit