Konstitutohet ‘Konferenca e Rektorëve’

Të enjten u themelua një organ shumë i rëndësishëm i quajtur si “Konferenca e Rektorëve” përmes së cilës të gjithë rektorët e universitete publike të Kosovës do të bashkëpunojnë dhe të merren vesh në mes vete sa i përket planeve dhe politikave të institucioneve që udhëheqin.

Kryesues i kësaj konference u vendos të jetë Marjan Dema, rektor i Unversitet të Prishtinës kurse zëvendës i tij, do të jetë Ramë Vataj, rektor i Unversitetit të Prizrenit, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami uroi konferenën e rektorëve duke thënë se ky është mekanizëm autonom të cilën ministria që ai e drejton e mbështet por nuk përzihet në vendimmarrje.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit