Malisheva shënon 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve

Sot Malisheva po shënon 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, ndërsa kampioni i shumëfishtë botëror në kik-boks, Dardan Morina, ishte personi i parë që vizitoi kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për ti uruar me rastin e 16 Qershorit.

“Unë shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj juve për vizitën dhe urimet për 16 Qershor, si dhe t’ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që ju jepni për vendin, në veçanti për familjet në nevojë. Ne jemi krenar me ju”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa kampioni Dardan Morina, e uroi kryetarin Begaj dhe të gjithë qytetarët e Komunë së Malishevës, me rastin e 16 Qershorit Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve.

Përndryshe, kampioni në kik-boks Dardan Morina, çdo vit viziton institucionin e komunës, pasi është me prejardhje nga Drenoci i Malishevës, e cili po ashte njihet edhe aktivitete të tij humanitare, informon Zyra për Informim e KK Malishevë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit