Mundemi edhe pa Britaninë

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se BE-ja është e “përcaktuar për ta mbajtur unitetin në numrin 27” dhe për ta parandaluar çfarëdo dezertimi të mëtejshëm. Me Britaninë, BE-ja i kishte 28 shtete anëtare.

Tusk ka njoftuar se liderët e BE-së do ta mbajnë një samit javën e ardhshme pa Britaninë, dhe do të fillojnë “reflektim të gjërë për të ardhmen e bashkimit tonë”.

Këto komente ai i bëri pas rezultateve të Komisionit Zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar, i cili zyrtarisht ka shpallur se votuesit britanikë janë përcaktuar për largim nga Bashkimi Evropian.

Sipas rezultateve zyrtare, 52% të votuesve ishin në favor të largimit nga BE-ja, ndërsa 48% votuan për mbetje në BE.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit