Aksident tragjik në Prizren

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, në afërsi të Gjykatës Themelore në Prizren.

Drejtori i Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqi, tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo për shkak të lëndimeve të rënda nuk ka arrit të mbijetojë.

“ Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Prishtinës”, konfirmoi Krasniqi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, viktima është i familjes Çollaku nga Hasi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit